Maskat shfaqen në Korçë, grabisin 20 milionë lekë

Hënë, 14 May 2018 22:43

Një banesë ka rënë pre e grabitjes sot në Korçë. Policia njofton se është grabitur me thyerje banesa e Thanas Medi, 58 vjeç, ku autorët kanë marrë shumën prej 2 milionë lekë të reja dhe disa bizhuteri.

Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin kur autorët janë futur për të grabitur, në shtëpi nu ndodhej askush. Ata kanë arritur të hyjnë brenda duke dëmtuar dritaren dhe kanë marrë shumën që kanë gjetur.

Pronari i banesës ka deklaruar në polici se lekët i kishte të vëllait të tij, i cili është emigrant në Greqi. Ndërkohë, kjo nuk është grabitja e parë që ndodh në Boboshticë, pasi janë regjistruar me dhjetëra të tjera. Pothuajse gjithë të rinjtë e këtij fshati jetojnë në emigracion dhe aty ndodhen vetëm të moshuarit, të cilët kanë rënë shpesh pre e grabitjeve. Ndërsa deri më tani, policia nuk ka kapur asnjë autor.

"Më datë 14.05.2018, në mesditë në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve", njoftoi policia.

Login to post comments