Nga Bujar Vreto
Hallet e këtij fshati s’kanë te sosur dhe kjo situate është krijuar nga pushtetarët qe bëjnë njërin sy qorr apo janë ortake me hajdutet e fondeve publike.
Për situatën e rende te rrugës qe sapo ka përfunduar, kemi bere publike disa here faktet qe vërtetojnë shkatërrimin e saj ne disa segmente jo vetëm ne rrjetet sociale por edhe ne këshillin bashkiak ku kemi kërkuar te ndërhyhet menjëherë tek firma zbatuese për rehabilitimin e rrugës ne qoftë se firmetaret e marrjes ne dorëzim nuk janë ortake ne vjedhjen e fondeve dhe te dërgohet ne prokurori çdo kush qe ka abuzuar me miliona lekë. Pushtetarët, pashallarët as një pergjigje s’kanë kthyer dhe asnjë ndërhyrje nuk është bere për rikonstruksionin e rrugës edhe pse ajo ka 6 muaj qe ka përfunduar (turpi dhe ndëshkimi do ju vine te sinkronizuara mos u bëni merak).
Situate e rende ne fshatin Funares është edhe me ujin e pijshëm ku taksidarët e pushtetit te bandave shkojnë dhe bëjnë presion tek banoret dhe krye/familjaret për vendosjen e sahatit te ujit me motivin se uji është mall dhe shitet dhe domosdoshmëri te blehet. Pushtetarët, pashallarët jo vetëm qe nuk kane kryer asnjë investim për ujësjellësin e Funaresit por dhe ujësjellësi ekzistues është ne mëshirë te fatit dhe banoret pine ujë te ndotur, te krimbur, me alga dhe mbetje te tjera nga gjallesat e natyrës. Unë anëtari i këshillit dhe kryetari i opozitës, bej thirrje qe banoret mos bëhen pjese e pagesës te ujit përderisa nga pushteti i bandave nuk është investuar ujësjellësi i ri, përderisa fondet e rrugës u grabiten dhe askush nuk mbanë përgjegjësi, përderisa banoret nuk kane mundësi te zhvillimit te agro-turizmit, përderisa pushtetarët nuk i subvencionojnë sipas premtimeve elektorale edhe pse tepsinë e ka ne dore ed-ver Rrama. Banore te fshatit Funares, derisa te kthehet vëmendja tek ju mos u beni pjese e intrigave te rilindjes se vdekur por bashkohuni me aksionin opozitare për te drejtat tuaja.. Së bashku do ia dalim, drogmenët do i shporrim.
Autori eshte kryetari i PD Librazhd