Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.
Kryetari i shoqatës së talasemikëve ka raportuar situatën e vështirë të pacientëve, të cilët për shkak të mungesës së gjakut janë të detyruar të heqin shpretkën.
“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. 80% e pacientëve janë të rrezikuar, ka pacientë që kanë mbi dy muaj që nuk bëjnë analizë ferritine se nuk ka reagentë”, shprehet Musa Zeneli.
Më shqetësuese është situata për pacientët në Lushnje, një pjesë e mirë e tyre kanë shpretkën e dëmtuar për shkak se nuk kanë marrë gjak sa herë u duhej.
Sikur të mos mjaftonte kjo, medikamenti që mbante në parametra të duhur nivelin e hekurit te pacientët talasemikë është zëvendësuar me një tjetër medikament në listën e barnave të rimbursueshme që është më i lirë.
Në vendin tonë numërohen gjithsej 600 pacientë që vuajnë nga talasemia./tch