Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës ka reaguar dje pas lajmit të publikuar nga portali 55news.al duke denoncuar shpërdorimin e parave nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. E shoqëruar me foto që mbanin shënimin 55.news.al zoti Collaku denoncon faktin se si kryebashkiaku Veliaj i bën paratë e taksapaguesve rrush e kumbulla
Ja çfarë shkruan Kreshnik Çollaku në FB:
“Ja si shpërdorohen taksat e qytetareve te Tiranes.
Disa muaj me pare Bashkia e Tiranes,me vota te manipuluara vendosi te paguaje një projekt ,2.5 milionë euro, për te shkulur palma e për te mbjellje pisha ne autostrade.
Ja si përfunduan 2.5 milionë eurot e Bashkise Tirane...peme te thara e te kalbura.
(për kujtese, rehabilitimi i Teatrit Kombëtar nuk kushton me shume se 3 milion euro)”.