Vettingu/ Ja kur do merret vendimi për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë

Tuesday, 15 May 2018 18:08

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për pushimin nga vettingu për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë.

Ky ankimim është bërë pranë Komisionit të Pavarur të Apelimit.

Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.

Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Gjithashtu, Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola

Njoftimi:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:15
Login to post comments