Kanë mjaftuar disa reshje të vogla shiu për të shkaktuar rënie gurësh në rrugët rurale, por edhe akset nacionale në Kukës.
Në rrugën Kukës-Shishtavec, gurët shkaktuan probleme në qarkullim. Për pasojë, lëvizja e automjeteve është bllokuar për një orë.
Fenomeni përsëritet shpesh dhe mungesa e mirëmbajtjes e bën këtë rrugë të rrezikshme.
Qeveria është duke taksuar çdo rrugë të mundshme me justifikim mirëmbajtjen e tyre, por mjaftojnë disa reshje të vogla shiu për të shkaktuar dëme të mëdha. Aq më tepër kur ky fenomen përsëritet çdo herë që ka reshje duke rritur probabilitetin e aksidenteve.
Që kjo qeveri të vërë dorë mbi problemet e qytetarëve, duhet patjetër që të nisin protesta me shpresën se diçka do rregullohet. Nëse qytetarët nuk e “ulërasin” problemin, ai nuk shihet dhe nuk zgjidhet nga kjo qeveri shurdhë-memece.
Vetëm një muaj më parë u arrestuan në mënyrë barbare 23 kuksianë vetëm sepse kërkuan të drejtat e tyre, dhe tani Kukësi lihet përsëri në mëshirë të fatit.