Në ditën ndërkombëtare për familjen, 15 Majin, pranë qendrës komunitare “Për Familjen” nr. 5 u organizua Dita e Hapur, si një mundësi për informimin mbi shërbimet që ofrohen pranë kësaj qendre me synimin e përgjithshëm: - fuqizimi i familjes si qeliza bazë e shoqërisë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të psikologjisë dhe punës sociale të Universitetit të Shkodrës, anëtarë të komunitetit, përfitues të shërbimeve të qendrës.
Qëllimi i ditës ndërkombëtare të familjes dhe aktiviteteve të planifikuara gjatë të gjithë javës nga Bashkia e Shkodrës, është promovimi i familjes dhe vlerave të saj, nxitja e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtja e familjes si njësia bazë e shoqërisë dhe mundësia për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.