Mesazhet e Otzi-t  

Tuesday, 15 May 2018 18:39

Nga Prof. Dr. Myftar Barbullushi

"Prej nga vijmë? Çfarë jemi ne? Ku do të shkojmë ?" - pyet piktori francez Paul Gauguin nëpërmjet një imazhi mahnitës ne vitin 1887, duke personifikuar ne pikture dilemën e kahershme te qenjeve njerëzore ne shekuj.

- Nga njeriu modern, homo sapiens, - do te pergjigjeshin nxënësit e shkollës, mbështetur nga dijet e biologjise .

- Ne gjenet tuaja jam dhe unë Otzi, njeriu i Neandertalit, do te pergjigjej mumja e akullnajave.

- Ne se mendoni se duke shkuar ne Hene, apo se shpejti edhe ne Mars, keni mësuar shume se ku mund tju çoje e ardhmja, nga unë do te mësoni po aq shume se nga e keni prejardhjen - do te insistonte Ai.

E kush mund ta imagjinonte qe mumja Otzi, njeriu i akullnajave, i gjendur pas 5.300 vitesh nga alpinistet gjermane me 19 dhjetor 1991 ne luginën e Otzit, nje lugine e famshme kjo midis alpeve te Austrisë dhe Italisë, nga e cila mori emrin, do te hapte dritaren e historisë se hershme te njerëzimit.

I shtrire përmbys, me duart e mbledhura nen bark, luftetari 46 vjeçar, shtatlarte për kohen,159 cm i gjate, pak me i shkurtër se Lionel Mesi, muskuloz e me një lëkurë tere tatuazhe, me sy te kafte, prej disa vitesh pasi ka lënë alpet, prehet ne një dhome frigorifer ne Muzeumin e Tirolit te jugut, ne Itali, ne një temperature minus 6 grade celsius. Vizitoret kane mundësi ta shohin atë vetëm nëpërmjet një dritareje te vogël.

Harku ne dorën e tij, kukurja e shigjetave, sopata prej bakri dhe sidomos plaget dhe frakturat e shumta ne trupin e tij bejne te mendosh se ai kishte rene pre e përleshjeve mes fisesh rivale me pasoje një shigjete ne brinje dhe hemoragji vdekjeprurëse, pas nje dreke te shijshme me mish dreri dhe mish cjapi te fresket te alpeve. Otzi, perpos tjerash, është dhe rekordmen i disafishte botëror. 61 tatuazhet e tij te shpërndara ne 19 pjese te trupit, realizuar nga artistet e kohes nëpërmjet incizioneve ne lëkurë duke futur aty qymyr druri të përzier me disa bime, kane nxitur diskutime ndërmjet shkencetareve ne se ato jane bere per qellime terapeutike ose mund te kene simbolike apo domethenje fetare. Nje gje është e sigurte se tatuazhet e Otzit mbajne rekordin boteror, ato jane tatuazhet me te vjetra ne bote, 5300 vjecare.

Ne te njejten kohe, pervec tatuazheve me te vjetra ne bote, ai eshte pacienti me i vjeter i diagnostikuar me sëmundjen lyme, nje semundje infektive e shkaktuar nga bakterja e tipit borrelia. Artriti, intoleranca e glukozes, dhe predispozita per te vuajtur nga semundje te zemres do te plotësojnë me se miri kartelen klinike te Otzit, tek mjeku i tij i familjes.

Nje rekomandim per specialistin gastroenterolog konfimon se Otzi vuante edhe nga gastriti apo ulcera e stomakut e konfirmuar kjo nga zbulimi ne stomakun e tij te nje bakterje mjaft te njohur ne bote si shkaktar i gastritit dhe ulceres se stomakut, e quajtur Helicobacter pylori. "Fakti qe ne gjetem tek Otzi te njejtin shtam te Helicobacter Pylori qe eshte i pranishem sot ne Europe, sugjeron per nje levizje te popujve nga Afrika, ku barten keto mikrobe, ne drejtim te Europes" - shprehet Thomas Rattei, nga Universiteti i Vienes.

Nje diete strikte, me nderthurje te produkteve te mishit me produkte vegjetarjane, te ngjashme me ushqimet e barngrënësve te tille si mamuthët dhe rinocerontet, konfirmuar kjo nga studimet me izotope ne kolagjenin kockor te mumjes, do te plotesonin viziten e tij tek specialisti gastroenterolog dhe dijet tona mbi menyren e ushqyerjes se njerezve prehistorike per te cilet ka mbizoteruar perceptimi se ata ushqeheshin vetem me produkte te mishit.

Origjina familjare e luftetarit ka nxitur boll debate ne qarqet shkencore. Gjithsesi ata konvergojne ne nje pike qe prinderit e tij ishin me origjine nga dy pjese te ndryshme te Europes. ADN tregoi se nena e tij rridhte nga nje familje alpine ndersa i jati nga shume larg, ndoshta nga fermeret e Suedise apo Bulgarise. Pra, nje shartim fermeresh me njerezit e maleve dhe nje konfirmim i nocionit qe popujt kane migruar nga Lindja e Mesme drejt Europes Veriore duke ju cuar gjahtareve vendas agrikulturen. Jeta ne male, i ftohti i acarte i atyre koheve nen qiellin thuajse vetem gri te europes veriore, e kane "detyruar" Otzin te mbrohej genetikisht ndaj infeksioneve dhe viruseve, gjene keto trashegimia e te cileve na lejon ne njerezve moderne, qe e nisim dhe e perfundojme diten duke vrapuar per mbijetese, te mbrohemi nga bakterjet dhe viruset.

Otzi duhet te kete qene nje njeri me shume vese dhe probleme te karakterit. Duhani dhe substancat narkotike, si pjese e riteve te asaj kohe, duhet ti kene pelqyer shume Otzit. Ferdinand Keller, arkeologu i famshem zvicerian, ne nje liqen alpin ka gjetur fosile me fara papaveri (pa dyshim te kultivuara) qe mund ti perkasin mileniumit te 6 para krishtit. Pra nuk eshte cudi qe Otzi te kete qene edhe perdorues kanabisi. E ne se i ka perdorur, sipas profilit te psikologut Hans Eisenk, personaliteti i tij duhet te kete qene shume ekstrovers, pasi gjenet e kenaqesise dhe varesise se duhanit dhe drogave njeriu i sotem i ka trasheguar nga Neanderthali, duke evidentuar keshtu nje mister te vogel nen historine e raporteve ndermjet njeriut modern dhe atij te Neanderthalit.

Ky meditim mbi lindjen, jeten, dhe vdekjen e Otzit, nen stilin e mitologjise se Maorit, meshiron studime recente, te dhena dhe fakte shkencore te mbeshtetura ne ADN e njerezve prehistorike, qe kane jetuar mijra vjet me pare, te cilat jo vetem qe po rishkruajne historine e bere nga arkeologet, por, duke projektuar dimensionet e se kaluares ne boten e sotme dhe ne ate te ardhme, pritet te ofrojne nje impakti ne zgjidhjen e shume semundjeve me rrenje te thella ne lashtesi. Marre nga FB i autorit

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:41
Login to post comments