Paaftësia e policisë në qytetin e Lushnjës bën që çdo ditë e më shumë të rritet numri i vjedhjeve.
Nga një denoncim i bërë në një faqe (Jo për gjë po jemi nga Lushnja), një ish-punonjës i komisariatit të Lushnjës denoncon faktin se në këtë qytet janë bërë mbi 100 vjedhje vetëm brenda 2-3 muajve të fundit.
Sipas denoncuesit askush nuk ka besim tek policia e “Rilindjes” pasi ajo fle gjumë gjithë kohës dhe e vetmja gjë që di të bëjë kur zgjohet është ti vendosi ndonjë gjobë qytetarëve të varfër.
Denoncimi:
Jam nje ish-punonjës i komisariatit te Lushnjës dhe dua te ndaj me ju nje shqetësim qe sa vjen e po shtohet me shume ne qytetin e Lushnje. Vetëm natën qe sapo kaloj pran shtepis ku banoj janë ber me dhjetra vjedhje makinash ne Lushnjë te miqve te mi dhe nga infot qe kam. Gjate 2-3muajve te fundit jan ber mbi 100vjedhje navigatoresh makinash dhe shtëpi dhe i gjith qyteti esht ne djeni dhe jan shifra reale por me shume se gjysma e te dëmtuarve nuk i denoncojnë sepse nuk kan besim tek policia sepse policia ne Lushnje FLE gjumë dhe kur zgjohet do vendosi ndonje gjobë për rrip ose parkim të gabuar. Te gjithë mendojnë qe policia esht e lidhur me hajdutet pasi ne nje qytet kaq te vogel qe ne cdo rruge ka nga 10kamera siguri dhe prapë nuk arrijnë t’i arrestojnë.
Falemnderit nese e postoni dhe ju lutem anonim