Shirat e rënë pasditen e djeshme shkaktuan një sërë problemesh në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, ku prurjet e shiut mbushen këtë autostradë me ujë.
Niveli i lartë i ujit vështirësoi kalimin e mjeteve. Edhe në fshatin Gosë e Vogël pati vërshim të ujërave dhe bllokim të rrugëve dhe kanaleve gjë që e çoi ujin në oborre.
Ndërsa në Rrogozhinë, uji depërtoi në disa biznese, por pa shkaktuar dëme. Shkak u bënë mosfunskionimi i pusetave për tërheqjen e ujit.