Kultura e drogës e promovuar dhe praktikuar nga Edi Rama për 5 vite me radhë, ka rritur kultivuesit e kanabisit, madje duke i bërë edhe më të guximshëm.
Deri një vit më parë, trafikantët e mbillnin kanabisin nëpër pyje dhe zona rurale, por duket se tashmë ajo mund të mbillet edhe në shtëpi.
Policia e Beratit ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi i janë gjetur disa bimë narkotike në shtëpi.
Bendo Mema, i pashqetësuar nga njeri, e kishte marrë guximin dhe kishte mbjellë në vazo 11 rrënjë bimë narkotike.
Policia i ka zbuluar bimët gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ndërsa më pas ai është vënë në pranga.
Pas arrestimit, materialet proceduariale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”. /55News.al/