Arben Rrugia dhe Elton Peçi sjellin librin me 600 faqe për Ekografinë ne Obstetrike-Gjinekologji

E mërkurë, 16 May 2018 09:39

Atlas&Tekstbook per Ekografinë ne Obstetrike-Gjinekologji 600 faqe. Ky vëllim përfshin ne te njëjtën hapësire aspektet ekografike normale dhe me pas ato patologjike ne obstetrike,gjinekologji dhe senologji,duke synuar te jete sa me praktik për lexuesin. Kemi përfshirë ne këtë vëllim imazhe ekografike nga eksperienca jone personale klinike,si dhe nga eksperienca e mjaft kolegeve(vendas dhe te huaj) te cilët me dashamirësi kane dashur te kontribuojnë sadopak ne ketë projekt. Qëllimi ynë gjate përpunimit te këtij vëllimi ishte krijimi i një teksti reference për mjeket gjinekologe dhe radiologe,ne te cilin ata do te mund te studiojnë, konsultojnë apo azhornojnë njohuritë e tyre ne përdorimin e ekografisë ne obstetrike,gjinekologji dhe senologji.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 09:46
Login to post comments