Iu ndërpre vetingu pasi dha dorëheqjen, hidhet shorti për ish-prokurorin e Kavajës nga KPA

E mërkurë, 16 May 2018 09:27

Pas vendimit për dorëheqje nga posti si Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola ndërpreu procesin e vettingut ndaj tij.

Por vendimi i KPK për ish prokurorin e Kavajës u apelua nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit ka caktuar të martën trupin gjykues.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola. Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë nga:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo

Login to post comments