Shkrimtari Ismail Kadare dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kanë zhvilluar një takim, kryefjala e të cilit ka qenë pikërisht rimëkëmbja kulturore në trevat shqiptare.
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Ka qenë vet Jahjaga ajo që ka treguar mbi takimin në fjalë, i cili u mbajt në Tiranë.
Ajo ka shkruar në Facebook:
“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike” , shkruan Jahjaga, duke shoqëruar mbishkrimin me disa fotografi me autorin e shumë veprave të njohura botërisht.