×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qarku më i varfër në vend detyrohet t’i blejnë ushqimet në mes të rrugës

E mërkurë, 16 May 2018 16:00

Mungesa e një ambienti për tregun në Bulqizë, ka bërë që tregtarët ambulantë prej vitesh të shesin në rrugë fruta, perime, ushqime dhe veshje.

Bulqiza njihet si qarku më i varfër, gjë që i detyron banorët të blejnë në atë treg, pasi çmimet janë më të lira.

Tregtarët shprehen se janë të detyruar të shesim në rrugë pasi nuk kanë një ambient të përshtatshëm për tregtim, kjo ka bërë që edhe shitja të bjerë si pasoje mosplotësimit të kushteve.

“Jashtë çdo lloj standardi. Duhet ta bëjë Bashkia. Duhet të jetë çdo gjë në rregull”, shprehen tregtarët.

Por edhe qytetarët thonë se tregu është jashtë çdo lloje standardi me kushte higjienike skandaloze, papastërti, duke filluar që nga mbeturinat e kazanëve dhe qentë endacakë.

“Mirë do të ishte si për tregtarët, si për ne. Nuk është higjenik, nuk blihet aty, është pisllëk i madh”, thonë disa prej banorëve./Tch

Login to post comments