×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video-përgjimi/ Rama presion prokurorisë, 3 demokratët thirren për të dhënë dëshminë

E mërkurë, 16 May 2018 16:09

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën, Prokuroria bën një lëvizje të papritur.

Mësohet se prokuroria i ka dërguar letër për t’u paraqitur tre demokratëve, deputetit Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhi.

 Gjithashtu bëhet me dije se për të tre prokuroria ka kërkuar të paraqiten nesër në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.

Kujtojmë që për 3 zyrtarët e PD ka depozituar kallëzim penal edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audiopërgjimin e publikuar nuk është i tiji.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 16:15
Login to post comments