Një sasi prej 65 gr kanabis sativa u zbulua ditën e sotme në një qeli në burgun e Peqinit gjatë një kontrolli policor.
Sipas informacioneve, lënda narkotike u gjet në qelinë e të dënuarit Astrit Leka, 25 vjeç.
Sakaq policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e personave që arritën të fusin lëndën narkotike në ambientet e institucionit, ndërkohë që droga është sekuestruar në cilësinë e provës.