×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lista e re e barnave të rimbursueshme/ Qeveria çon drejt vdekjes qindra shqiptarë

E mërkurë, 16 May 2018 17:08

Që nga hyrja në fuqi e listës së re të barnave të rimbursueshme pacientë që vuajnë nga probleme kardiake e që janë trajtuar deri më tani me një medikament për hollimin e gjakut që ishte i përfshirë në listë u është thënë se nuk do ta marrin më.

Ky bar vazhdon të jetë në listën e rimbursimit, por kanë vendosur disa kufizime për përdorimin e tij sa që një numër i konsiderueshëm pacientesh që janë trajtuar prej dy vitesh u duhet ta ndërpresin.

“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, thotë një paciente.

Pacienteët me probleme kardiologjike këtë medikament e kanë marrë me konsultë të kardiologut.

“Ma caktoi komisioni. Për 6 muaj e mora falas, tani ma shkëputën, arsyen nuk e di”, thotë një paciente tjetër.

Pacientet tanimë duhet të kenë kaluar patjetër hemorragji cerebrale, të jenë edhe me diabet dhe të vuajnë nga hipertensioni që në mënyrë që të plotësojnë kriteret për ta përfituar këtë medikament.

Ndërkohë sipas protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë funksionuar edhe për pacientet tanë deri para listës së re: Ky medikament përdoret për parandalimin e insultit dhe embolisë tek pacientët me fibrilacion arterial jovalvular.

Në një, ose faktor risku si hipertension, diabet melitus me konsultë të mjekut të shërbimit të kardiologjisë së QSUT. /tch

Login to post comments