Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovën me mot pjesërisht të paqëndrueshëm.
E Mërkurë 16 Maj: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira ku në veriperëndim nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat:
Zonat malore 9/21°C
Zonat e ulëta 14/23°C
Zonat bregdetare 15/22°C
Kosova për ditën e Mërkurë datë 16 Maj do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira reshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 8°C në mëngjes deri në deri në 19°C në mesditë.
E Enjte 17 Maj 2018
Moti të enjten, do të jetë me kthjellime dhe alternime të pakta vranësirash. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat :
Zonat malore 8/24°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 14/25°C