×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Shëngjin-Ravenna, nis punën linja e re e tragetit për transportin e mallrave

E Enjte, 17 May 2018 10:53

Trageti me automjete për transportin e mallrave ka nisur të funksionojë në portin e Shëngjinit. Linja e parë është vendosur me portin e Ravenas në Itali dhe kjo konsiderohet një lëvizje mjaft e rëndësishme për zhvillimet e mëtejshme në këtë port detar në veri të Shqipërisë.

Kamionët e mallrave do të mund të levizin nga Shengjini drejt Italisë dhe anasjelltas dy herë në javë.

Arritja e kësaj marrëveshje ka qënë një angazhim maksimal i drejtuesve në këtë port, të cilët shohin kapacitetet e lartë të zhvillimit që aktualisht disponon porti i Shëngjinit.

Drejtori i portit, Ermal Pacaj ka shpjeguar se interesimi i kompanive për të operuar nëpërmjet Shengjinit është i lartë, kjo edhe për shkak të kohës së shkurtër të përpunimit, tarifave dhe shkurtimimit të distancave për operatorët në veri.

Sipas tij, përdorimi i portit të Shengjinit për lëvizjen e trajlave me mallra do të ndikojë në ndryshimin e imazhit dhe rritjen e të ardhurave për këtë port.

“Trageti ANA ka filluar shërbimet në Portin e Shëngjinit nga data 14 Maj për të vijuar sipas një kontratë të nënshkruar tashmë ndërmjet SH.A Porti Detarë Shëngjin dhe Operatorit tregtar. Kjo linjë do të operojë në linjën Shëngjin – Ravenna dhe anasjalltas dy herë në javë dhe kryesisht do të jetë për mjetet e transportit”,- shpjegoi ai.


Login to post comments