×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Deeuroizimi, Sejko: Plani i masave fillon në 6 mujorin e dytë të 2018-s

E Enjte, 17 May 2018 10:56

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko  ka prezantuar sot në Kuvend Raportin e Politikës Monetare. Në prezantimin e analizës, Guvernatori raportoi se ekonomia shqiptare vijon të ruaj një trend pozitiv zhvillimi.   “Viti që lamë pas ka qenë vit progresi. Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuar të sektorit të industrisë. U krijuan 79 mijë vende të reja pune dhe punësimi u nxit kryesisht nga sektori i shërbimeve,”- tha Sejko gjatë fjalës së tij.

Pavarësisht rritjes dhe zgjerimit Guvernatori shtoi se ekonomia po përballet me sfida.
Inflacioni erdhi në rritje duke shënuar një nivel 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë. Megjithatë ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, referoi Sejko.
Deficiti i llogarisë korrente u ul dhe përmirësimi i tij reflektoi rritjen e aktivitetit turistik.
Për sa i përket tregjeve financiare, treguesit e sistemit bankar erdhën në përmirësim. Veprimtaria ka qenë e qëndrueshme, ndërsa raporti i kredive me probleme ishte 13.2%.
Politika monetare dhe mbikëqyrja e sistemit bankar vazhdojnë të mbeten dy instrumentët kryesorë të Bankës së Shqipërisë. Stimuli i ekonomisë u mundësua nëpërmjet normave të ulëta të interesit, të cilat kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Ambienti financiar me interesa të ulëta ka ndihmuar njësitë ekonomike në kreditim.
Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon ekonominë ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit dhe përdoruesit nga luhatjet. Nënshkruam memorandum, ku palët janë angazhuar në ulejn e përdorimit të euros. Banka ndërmori një sërë planesh që hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të 2018. Ky plan masash synon nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare.
Banka e Shqipërisë  ka vijuar me planin kombëtar për uljen e kredive me probleme.
Në drejtim të stabilitetit, Banka e Shqipërisë  ka vijuar punën për mbikëqyrjen e  kujdesshme dhe proaktive. Ekzaminimet treguan se sistemi bankar është përmirësuar.
Përmirësimi ciklik i nxitur nga kushtet e favorshme pritet të vazhdojë në afatmesëm.
Në afatmesëm pritet rritje e punësimit dhe e pagave.
Sejko shtoi se Bashkërendimi i politikave  është jetik për sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Dobësitë:
BSH ka punë për të bërë për forcimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së rezistencës nga goditjet e mundshme.
Në gjykimin tonë reformat strukturore duhet të adresojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e informalitetit, përmirësimi e kuadrit ligjor, funksionimin e administratës publike, zgjerimi i tregjeve për produkte shqiptare, rritje e eficenës së ekonomisë shqiptare, përmirësimin e  standardeve të administrimit të biznesit.
Një ekonomi më rezistente përballon më lehtë goditjet.

Login to post comments