Një grup studentësh nga universitete të ndryshme kanë protestuar sot për rreth 30 minuta para parlamentit. Ata mbanin një parrullë në dorë ku shkruhej “O pasha ç’u bë me mallin tim”. Shkak për protestën e tyre është bërë publikimi i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas tyre, kjo protestë nuk ka prapavijë politike dhe nuk i përkasin asnjë grupimi. Edhe pse protesta u mbajt në qetësi nga studentët, policia mori shënim emrat e tyre.