Samiti i Sofjes/ BE, Ballkanit Perëndimor: Duhet qeverisje e mirë dhe luftë krimit

E Enjte, 17 May 2018 13:34

Ajo që bie në sy në deklaratën e përbashkët të samitit të Sofjes, është se të gjitha vendeve të Ballkanit u referohen me emrin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi i Axhendë së Prioriteteve të Sofjes e përbërë prej gjashtë pikash.

E para dhe një nga më të rëndësishmet, ka të bëjë me forcimin e mbështetjes për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Përmirësimi i mbështetjes për reformën gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve për parandalimin e korrupsionit.

Shtrirja e misioneve këshilluese juridike me mbështetje të rritur nga shtetet anëtare dhe nga BE

Rritje e monitorimit të reformave përmes misioneve sistematike, të bazuara rast pas rasti.

Vendosja e monitorimit në fushën e rasteve të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëpunim për një matje më të mirë të rezultateve në reformën në drejtësi.

Hartimi i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes Fondacionit Europian për Demokraci në fushën e medias së pavarur dhe pluraliste, si dhe shoqërisë civile. Fushat e tjera kanë të bëjnë me luftën ndaj terrorizmit, dyfishimin e programit Erasmus + për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, si dhe rritja e ndërlidhjes në rajon, qoftë kjo infrastrukturore, në fushën e energjisë etj.

 

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 13:48
Login to post comments