Albert Veliu, dëshmitari në audio-përgjimin e publikuar nga PD të Agron Xhafajt, deklaroi në një intervistë që po publikohet në selinë blu, se vëllai i ministrit të Brendshëm komandon gjithë qytetin e Vlorës.
Pasi deklaroi se ka bashkëpunuar me Agron Xhafaj në Itali për të trafikuar dhe shitur drogë, Albert Veliu u shpreh se në Vlorë Xhafaj ka shumë biznese, sikurse drejton edhe trafikun e drogës.
“Ai është biznesmen dhe komandon dhe vlorën. Me biznese me dyqane…
Po atë punë ka bërë tërë kohën. Jo vetëm me mua për tërë kohën me shumë veta.” – u shpreh dëshmitari Albert Veliu.