Dëshmitari X, Albert Veliu, tronditi sot më dëshminë e tij, të publikuar nga Partia Demokratike. Teksa tregon detaje se si bëhej trafiku i drogës përmes bregdetit të Vlorës, ku si kokën e trafikut akuzon vëllain e Xhafaj, Veliu pohon se rrugët ishin të lira dhe askush nuk kishte frikë nga policia, duke nënkuptuar kështu mbrojtjen që kishte Agron Xhafaj.
“Ai kishte lidhje me drejtorin e drogës. Ai se di punonte ndoshta në shtet, se di. Do çoja një 100-ce (mall), por gjallë në botë nuk shkova. Do i blija me lekë borxh për mallin. Ata e kishin gomonen, unë nuk jam padrino, jam hallexhi. Rrugët ishin të zgjidhura, ishin të gjitha të hapura, s’kisha frikë nga policia. Ai më tha se do takosh Ermalin, nuk e di ça ka qenë, shef kufiri. Atë ditë u bë qahmeti në Vlorë, ishin përmbytje, deti kishte shumë dallgë. Unë nuk e hidhja atë mall, bëra thjesht një…. Unë sot e solla këtu se është institucioni më i besuar, janë gjera që do ishin manipuluar, por këtu besoj se këtu bëhet diçka. S’jam marrë me politikë. Që kur doli videopërgjimi, më thotë djali im; baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Shkon im bir ne Vlorë, shoku u Agronit, i kishte thënë djalit im se; babai është bërë figurë e njohur në Vlorë. Ai më tha; është zëri jot. Këta ma tha pronari i djalit. Ai ishte zëri i Agronit”, tha Albert Veliu.