Plazhi i Talës pa shërbim shëndetësor

E Enjte, 17 May 2018 15:39

Mungesa e shërbimit ambulator shoqëron prej vitesh banorët dhe pushuesit në plazhin e Tales.

Urgjenca më e afërt ështe në Tale 2, por aty nuk ka as makinë. Ky shërbim është marrë nga spitali i Lezhës që ndodhet 25 kilometra larg bregdetit.

Një vit më parë, një shtetas kosovar humbi jetën pa mundur të marrë ndihmën e parë pasi autoambulanca vonoi për shkak të trafikut.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti, thotë se mungesa e shërbimit ambulator gjatë sezonit turistik është një problem.

Në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Lezhë thuhet se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, rasti është në vlerësim.

Drejtorja Zoje Zefaj, thotë se shërbimi do të garantohet gjatë verës

Në stinën e verës, në Tale dhjetëfishohet numri i rezidentëve ditorë, e kjo do të thotë më shumë pacientë që mund të kërkojnë shërbim ambulator.

Login to post comments