Zona në Gosë, i ngjan një liqeni dhe kjo vetëm me pak orë reshje shiu, ku 30 hektarë toke të mbjella janë nën pushtetin e ujit.
Edhe pse shiu ka dy ditë që ka pushuar, uji në këto toka nuk është larguar.
Kjo gjë ka shkatuar dëm të madh tek banorët e zonës, pasi tokat janë të mbjella me foragjere, agrume e perime.
Veç tokave, dëme ka patur dhe në disa biznese të zonës. Ata ja vënë fajin ndërtimit të rrugës dytësore të autostradës Lushnje-Rrogozhinë, ku kanalet nuk janë bërë në standardet e duhura.
Por kjo situatë do të zgjasë edhe më shumë nëse nga organet përkatëse nuk do të ketë ndërhyrje. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë pranë këtyre banorëve askush nuk ka ardhur t’i shikojë dëmet që iu janë shkaktuar.