Disa të burgosur shqiptarë i kanë vënë flakën qelisë së burgut të Marassit në Genova.
Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur një tragjedi të vërtetë.
Mësohet se kanë qenë 7 shqiptarë, të cilët në shenjë protestë kundër një kontrolli special në qeli që solli zbulimin e një celulari dhe të një cigareje hashash, i kanë vënë flakën qelisë së burgut.
‘Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë, të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme’, thotë policia. /55News.al/