Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku policia greke ka penguar skuadrën e Antigoneas që të udhëtojë drejt Greqisë. Pala greke ka vendosur kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit duke mos e justifikuar veprimin e tij.
Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje amatore në ishullin e Scopelo, Greqi, me ftesë të ekipit vendas.