×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fshatrat drejt braktisjes/ OKB: Në 2050, 80% e popullsisë në qytet

Premte, 18 May 2018 16:17

Aktualisht, 60% e popullsisë shqiptare jeton në zona urbane, dhe 40% në zona rurale. Situata nuk ka qenë gjithmonë e tillë, pasi qyteti fitoi supremacinë ndaj fshatit vetëm pas viteve 2000.

Por, projeksionet e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se, në vitin 2050, popullsia urbane do të shkojë në rreth 80% të totalit, ose më saktë në 78.2%, duke bërë që popullsia rurale të jetë pak më shumë se 20%.

Në vitin e largët 1920, ky raport ka qenë tërësisht i përmbysur, me 80% në favor të fshatit.

Projeksionet tregojnë kështu se, shqiptarët duke braktisur fshatin i afrohen Europës, duke thelluar diferencën në favor të qytetit sa i përket popullsisë.

Ritmi i zhvendosjes së popullsisë shqiptare nga fshati në qytet është shumë më i lartë se ai i Europës dhe më i lartë se ai i vendeve të tjera të rajonit, duke bërë që në vitin 2050 praktikisht të vihet baraspesha.

Në  kushtet aktuale, Shqipëria ka një popullsi urbane në raport me atë rurale bindshëm më të ulët se vendet e tjera të Europës, por edhe me vendet e Europës jug-lindore.

Kjo zhvendosje pritet të sjellë pashmangshmërisht edhe një rimodelim ekonomik.

Në kushtet aktuale ekonomia shqiptare është e varur nga bujqësia, por me braktisjen e fshatit mund të ketë një zhvendosje drejt industrisë, që është një lajm mjaft i mirë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...