×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Digjen mbetjet spitalore, 30 ton hidhen çdo ditë në Patos

Premte, 18 May 2018 16:22

Një vendgrumbullim mbetjesh, vetëm 3 kilometra larg Patosit, vë në rrezik çdo ditë 33 mijë banorët e qytetit, por dhe fshatrave Ruzhdie e Rusinje.

Mes 30 tonë mbetje që hidhen çdo ditë gjen pajisje spitalore, doreza që përdoren nga personeli mjekësor dhe ambalazhe medikamentesh.

Mbetjeve u vihet flaka dhe era shtyn drejt qytetit e fshatrave kundërmimin e rëndë të resë me kimikate që çlirohet nga djegia jo vetëm e mbetjeve spitalore, por dhe ato të një fabrike këpucësh, pajisjeve elektroshtëpiake etj.

Natyrisht që ato nuk asgjësohen dhe çfarë mbetet bashkë me hirin është edhe më e rrezikshme. Për grumbullimin e mbetjeve në qytet dhe hedhjen e tyre është përgjegjëse bashkia e Patosit.

Por ndërkohë, zinxhiri i ndotjes nga mos menaxhimi i mbetjeve të hedhura në vendin e gabuar nuk kursen as tokat bujqësore dhe blegtorinë, ndërsa banorët e qytetit dhe fshatrave të më afërt jetojnë çdo ditë me frikën e infeksioneve nga papastërtia që përhapet me ajrin dhe ujin./tch

Login to post comments