Italiani 5 mijë euro shqiptares “vrasëse me pagesë”: Më vrit vëllain

Premte, 18 May 2018 16:22
foto ilustruese foto ilustruese

Një italian ka porositur vrasjen e vëllait të tij, për shkaqe ekonomike dhe të një konflikti trashëgimie, dhe për të kryer këtë vrasje ka urdhëruar një shqiptare.

Maurizio Correra, 53 vjeç, i kishte paguar pesë mijë euro, duke i dhënë edhe pistoletën, një gruaje 60-vjeçare, Haxhire Tusha, dhe djalit të saj, Shpëtim Rivzani, 24, të dy emigrantë shqiptarë.

Më 27 mars, në orën tetë të mëngjesit, teksa Massimo Correra, mjek kartiolog, doli nga shtëpia bashkë me djalin, minoren, gruaja shtiu dy herë drejt tij me pistoletë.

Për fat të mirë, plumbat nuk prekën askënd, ndërkohë që dy shqiptarët dhe italiani porositës i krimit tashmë janë pas hekurave. 

Login to post comments