×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fotogaleri/ Histori dhe plazh: Parajsa e gjirit të Gramës

Premte, 18 May 2018 17:36

Gjiri i Gramës është një vend fantastik për t’u vizituar.

Jo vetëm për pamjen që të ofron, por dhe për historinë dhe mbishkrimet e vjetra që gjen aty.

Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek VI para. Kr. Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m.

Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoeshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive. Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i dedikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim.

Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve. Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hyjnive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy variante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh. Varianti i parë është rruga Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës dhe zgjat 5 orë e 30 minuta. Varianti i dytë është nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës dhe zgjat 4 orë. Në të dy rastet duhet të jeni të pajisur me veshje të përshtatshme, ushqime dhe ujë. Një variant i tretë, që zgjat rreth 40 min ose 1 orë është me anë të rrugëve detare, me mjete lundrimi që nisen nga Gjiri i Vlorës ose nga Dhërmiu.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 17:44
Login to post comments