Shumica e francezëve kanë vizituar Londrën dhe jo Parisin

Premte, 18 May 2018 19:00

Sipas një studimi të fundit të kryer në Francë, rezultoi se pjesa më e madhe e francezëve nuk e kanë vizituar kullën Eiffel apo katedrale Notre Dame, por në vend të këtyre atraksioneve turistike kanë vizituar “Syrin e Londrës” dhe Pallatin Mbretëror.

Pjesa më e madhe e tyre shprehen se ata nuk shkojnë t’i vizitojnë ato nga frika se mos përballen me turma të mëdha turistësh të huaj.Sipas të dhënave të studimit, rreth 39 për qind e francezëve e kanë vizituar Kullën Eiffel në Paris. 27 për qind kanë vizituar Muzeun e Luvrit dhe 23 për qind katedralen e Notre Dame.
Ndërsa përsa i përket atraksioneve që ndodhen jashtë qendrës së Parisit, rreth 31 përq ind kishin vitizuar Pallatin e Versajes dhe 45 për qind Disneylandin.Përveç mbipopullimit me një numër të lartë turistësh, rreth 33 për qind e të aketuarve francezë u shprehën se atraksione të tilla për ta nuk është se janë shumë të veçanta dhe për të cilat nuk ia vlen të shpenzosh bileta aq të larta për t’i parë (16 për qind).
Ndërsa kur ata u pyetën se cilat ishin atraksionet që kishin vizituar jashtë kufijëve francezë, 46 për qind e tyre u shrpehën se kishin vizituar “Syrin e Londrës” dhe 44 për qind e tyre Pallatin Mbretërore.
Në listën e pesë prej vendeve më të vizituara nga francezët jashtë kufijëve të tyre ishin Statuja e Lirësë në Amerikë (28 për qind) Koloseu në Romë (21 për qind) dhe katedralja “Sagrada Familia” në Barcelonë (20 për qind).
Të anketuarit francezë u shprehën se ata ishin të interesuar në vende të tilla jashtë kufijëve të tyre sepse ato ishin të mbushura plot e përplot me histori, me monumente të famshme dhe mbi të gjitha shumë tërheqëse për syrin.
Në fund të këtij raporti, një prej shënimeve të bëra nga një prej kërkuesit ishte se përpara se ne të vrapojnë në vende të ndryshme të botës për të parë atraksionet e tyre më të famshme, ne duhet të vizitojmë fillimisht atraksionet në vendin tonë dhe duke u shndërruar në këtë mënyrë në ambasadorët e kulturës tonë kur të shëtisim në vende të tjera.

Login to post comments