Dalin pamjet, momenti kur forcat e Reneas shpëtojnë turistin që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”

Saturday, 19 May 2018 20:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të kësaj të shtune.

Bëhet fjalë për Xhorxho Seferin dhe Fabio Dukagjinin, të dy të moshës 21-vjeçare. Ky i fundit kishte mbetur në një gryk kanioni, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e tij nga kanioni.

Ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme, ndërsa shoku i tij, Xhorxho Seferi, ende nuk është gjetur pavarësisht lokalizimit të vendit ku ai ka rënë.

Dy nga djemtë e ekspeditës shoqërohen nga policia për të dhënë dëshmitë

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e turistit nga gryka ku ka ngecur. Banorë të zonës thanë  se terreni ku kanë rënë turistët nuk është i rrezikshëm, por incidentin mund ta ketë shkaktuar një pakujdesi e momentit e të rinjve.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 20:57

Video

Login to post comments