Policia ka konfirmuar se ka ndalur kërkimet e trupit të të riut që është marrë nga rrjedha e lumit në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”. Bëhet fjalë për trupin e 21-vjecarit Xhorxho Seferi. “Xh.S 20 vjeç. Kerkimet do rifillojne neser ne mengjes nga Polumbaret e Reneas , tek gryka lumit Erzen” njoftoi pak minuta më parë policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të kësaj të shtune.
Bëhet fjalë për Xhorxho Seferin dhe Fabio Dukagjinin, të dy të moshës 21-vjeçare. Ky i fundit kishte mbetur në një gryk kanioni, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e tij nga kanioni.
Ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme, ndërsa shoku i tij, Xhorxho Seferi, ende nuk është gjetur pavarësisht lokalizimit të vendit ku ai ka rënë.
Dy nga djemtë e ekspeditës shoqërohen nga policia për të dhënë dëshmitë