×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zhdukja e të riut në lumin Erzen, dalin detaje të reja

Diel, 20 May 2018 15:51

Janë duke vazhduar kërkimet në lumin Erzen për të riun, Xhorxho Seferi që ra dje në kanion dhe ende nuk është gjetur.

Policia e Shtetit bën të ditur se që nga mëngjesi e deri në orët e pasdites kanë vazhduar kërkimet, por ende pa rezultate.

Ndërkohë, është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

gft

gfrg

Njoftimi i Policisë për kërkimet:

Pëllumbas - Tiranë / Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë.

Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Policisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.

 

Login to post comments