×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Apeli i industrialistëve për qeverinë: Ndryshoni politikat fiskale

Diel, 20 May 2018 15:47

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria thekson se në parim nga një nismë e tillë përfitojnë ulje të tatim-fitimit nga 15% në 5% mbi 10 mijë biznese. Teksa argumenton se për të patur sukses, kjo nismë duhet të shoqërohet me masa shtesë nga agjencitë fiskale zbatuese në shtrirje të plotë gjeografike dhe sektoriale.
“Në rast të kundërt, mund të prodhohen pasoja të dëmshme për: luftën kundër informalitetit, konkurrencën e lirë ndërmjet bizneseve, si dhe buxhetin e shtetit.
Pasojat negative mund të shfaqen me përcjelljen e shmangies fiskale nga bizneset e vogla drejt kategorisë së bizneseve të mesme, që do të kërkojnë të ulen nën pragun e 14 milionë lekë/vit qarkullim vjetor nëpërmjet: uljes së faturimeve dhe copëtimit të qëllimshëm të aktivitetit”, theksohet në njoftimin për shtyp.
Konfindustria vlerëson, se informaliteti masiv i ekonomisë shqiptare prej mbi 40% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto dhe rritja e fuqisë tërheqëse për investimet e huaja dhe të vendit, tashmë më e ulta në rajon, kërkojnë ndryshime thelbësore të politikave fiskale në fuqi.

Login to post comments