Policia ka ndaluar ditën e sotme në Igumenicë një makinë me 6 kg heroinë brenda saj, e cila drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle.
Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.
Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.