Rama “gropos” universitetet shqiptare, raporti: Jeni të fundit në rajon

Diel, 20 May 2018 19:52

Universitetet shqiptare janë renditur të fundit në rajon.

Kërkimet shkencore janë të pakta, madje edhe ato që janë, kanë impakt gjithnjë e më të ulët. Madje, ka dyshime të forta se me dhënien e gradave shkencore në Shqipëri është abuzuar.

Këto janë disa nga përfundimet në të cilat ka arritur një raport mbi kërkimin shkencor të universiteteve të rajonit.

Në raport thuhet se për titujt shkencorë të dhënë në vitin 2017 dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshëm në krahasim me buxhetin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në vend.

Ashtu si raporti edhe  akademikët vetë kanë ngritur shqetësimin se në Shqipëri nuk prodhohet kërkim shkencor, pasi nuk ka laboratorë, nuk ka mjete, nuk ka staf, por edhe sepse institucionet që dikur merreshin me kërkim, sot janë shpërbërë.

Si rasti Akademisë së Shkencave, në shtator të 2017-s, kur Edi Rama paralajmëroi ndërprerjen e fondeve për kërkimin, pas zgjedhjeve që ai i quajti farse.

Edhe në atë kohë, disa akademikë i kërkuan Ramës përmes një letre që të mos lejojë shpërbërjen e institucionit, por të bashkëpunojë për rilindjen e Akademisë së Shkencave, duke pranuar me dinjitet se është koha që të ndërmerret një reformë për transformimin e saj në një qendër kërkimore konkurruese ekselente. Por, thuajse 1 vit më vonë, Akademia e Shkencave mbetet në të njëjtën gjendje, ndërsa Rama pëervec kolapsit ekonomik dhe kulturor, e ka yhztur vendin edhe në kolaps arsimor. 

1000

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 20:12
Login to post comments