Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të takohet me kreun e këtij institucioni, që sapo është emëruar, Donika Prela.
Ky takim që vjen pas vetë zbulimit të Dëshmitarit X, Albert Veliut, në përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm.
Kujtojmë se ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë thirrur në këtë orë për t’u marrë në pyetje përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi.
Si dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili deklaroi se është personi që regjistroi audio-përgjimin.