Grabitet një pikë bastesh në Tiranë, autori tmerron qytetarët me armë

Hënë, 21 May 2018 15:22

Një pikë bastesh është grabitur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 8 të mëngjesit, një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini”.

Nga raportimet e para rezulton se ai ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme lodër.

Identiteti i grabitësit nuk është identifikuar ende, por po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2018, rreth orës 08:10 në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër).

Login to post comments