Arrestohet italiani në Sarandë, dyshohet se mund të trafikonte drogë me gomone (emri)

Hënë, 21 May 2018 15:07

Ditën e sotme është bllokuar një gomone e dyshimtë nga Policia Kufitare e Sarandës në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles” në Sarandë.

Gomonia është pikasur nga policia teksa i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë. Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi, Itali.

Sipas burimeve konfidenciale nga policia “BalkanWeb” raporton se 26-vjeçari italian ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare.

Ndaj, ai është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës ku po merret në pyetje me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge në brigjet shqiptare.

Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.

Login to post comments