Shëndeti i 600 banorëve të fshatit Buzaishte në qytetin e Pogradecit është lënë në dorën e një personi me emrin Silvester Kadri Biba.
Sipas banorëve që kanë denoncuar këtë rast rezulton se Silvester Biba nuk mund ti përgjigjet problematikave të tyre shëndetësore, pasi ai nuk është infermier, por ka profesion Fizioterapinë.
Ky emërim është bërë nga zyra Shëndetësore e Pogradecit, e cila drejtohet nga Elona Katiraj. Drejtoresha është vënë nën monitorim disa herë edhe nga Ministria e Shëndetësisë për rastin e publikuar në emisionin Fiks Fare, ku mjekja e fshatit Velçan, Sava Mokreri, falsifikonte regjistrat e depistimit të grave të zonës.
Përsa i përket rastit të emërimit në pozicionin e infermierit, të fizioterapistit Silvester Bibës, faqja “Reagoj Për Pogradecin” ka investiguar rezultatet e këtij të fundit.
Nga investigimi rezulton se Silvester Biba nuk e ka kaluar testin e infermierit. Ai ka marrë vetëm 27 pikë. Deri në zgjidhje të çështjes institucioneve shëndetësore u duhet të luten që te 600 banorët e zonës të mos shfaqen komplikacione të tjera përveç rasteve që lidhen me fizioterapinë. /GazetaExpress