Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ishte sot e pranishme në ceremëninë që u zhvllua në Spaç, me rastin e 45 vjetorit të Revoltës së Spacit. Kjo është një ditë e veçantë ku kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljen çnjerëzore të regjimit karshi tyre. Në mesazhin e saj znj. Ademi shkruan:
“Një popull që harron të shkuarën e tij, është i destinuar ta përsërisë atë”
Askund më shumë se ne mjediset e ish- burgut famëkeq të Spaçit nuk merr kuptim kjo shprehje.
Brenda atyre mureve ku diktatura komuniste ngujoi e torturoi të gjithë kundërshtarët komunistë të saj. Shumë prej tyre, të shkolluar dhe me diploma të universiteteve më të mira të botës, klerikë të nderuar shqiptarë brenda e jashtë kufijve.
E ulur në mes atyre njerëzve, të cilët bashkë me të afërmit tonë kaluan kalvarin komunist, më ushton në veshë thirrja e tyne: Me falë, por mos me harrue!
E ky mesazh sot nuk është vetëm për ata që vuajtën e mbijetuan, është për të gjithë, edhe për ata që kanë lindur pas vitit 1990!”