Kohët e fundit një sërë skandalesh kanë përfshirë uniformat blu, duke nisur nga nënpunësit më të thjeshtë, e deri tek ministrat e brendshëm.
Në videon e dërguar nga qytetari dixhital në faqen e ish-kryeministrit Berisha në Facebook, shihet një polic në komisariatin e Shkodrës duke fjetur mbi tavolinë, në orarin zyrtar të punës.
“Ministria e brendshme ka marr fund me Xhafen e krimit ne mes te dites ne komisariatin e Shkodres flihet siper tavolines.”, shkruan qytetari.
Ndërkohë që Berisha ironizon ngjarjen duke e quajtur një “luftë të suksesshme kundër krimit.”