×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tre fshatrave në Berat u kalbet qershia, qytetarët ankohen për rrugët

Hënë, 21 May 2018 20:23

 Tre fshatra në qytetin e Beratit janë gati të izoluar për shkak të rrugës së mjerueshme që hera-herës ua bën të pamundur banorëve të shkojnë në qytet. Ky fakt i ka shkaktuar banorëve të këtyre zonave probleme të mëdha ekonomike, pasi në mungesë të infrastrukturës u kanë shkuar dëm prodhime të tëra bujqësore.

E vetmja rrugë lidhëse e këtyre zonave me qytetin është e ndërtuar "2000 vite me parë", thotë një prej mesazhdërguesve të JOQ.

Qytetari shton më tej se askush nuk merr mundimin ta rikonstruktojë.

Duket se askush nuk e dëgjon shqetësimin e qytetarëve të cilët nuk shqetësohen më shumë se duhet të ecin 8 km, por për të gjitha prodhimet bujqësore që i kanë mbjellë me shumë mund, e që po detyrohen t’i flakin në rrugë, pasi asnjë tregtar nuk shkon atje për t’i blerë.

qershi

Login to post comments