Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka realizuar edhe investigimin ku del se Agron Xhafaj, ka vazhduar prej kohësh trafikun e drogës, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme se si arriti të marrë detaje nga puna e bërë.
Olldashi ka treguar se ishte nisur me dyshime drejt Vlorës, pasi njerëzit që po investigonte ishin të fuqishëm, bëhej fjalë për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Olldashi ka treguar edhe si ka realizuar intervistën e transmetuar nga PD me Albert Veliun.
‘Rreth orës 2 të natës më ka rënë telefoni dhe më kanë thënë se Albert Veliu ishte në selinë e PD dhe donte të bënte një intervistë. Intervistën donte që të ja merrja vetëm unë’, ka treguar Olldashi.
‘Kam shkuar me të shpejtë dhe kam bërë edhe intervistën që unë mendoja se do të transmetohej në emision, por më pas PD vendosi ta bëjë publike vetë’, ka vazhduar rrëfimin e tij gazetari Jetmir Olldashi.