Qeveria është e vendosur në qëllimin e saj, një tjetër taksë, këtë herë takson kombin. Edhe pse ka pasur shumë debate, pavarësisht edhe protestës së tregtarëve kosovarë, duke filluar nga mënfjësi i sotëm të gjitha mjetet që kaluan në Rrugën e Kombit paguan taksën.
Tarifat e miratuara fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.
Katër sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje janë pranë “Tunelin e Thirrës”, dy për kamionët dhe autobusët, me tarifa më të larta.
Koncensionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, por qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës thonë se tarifa është shumë e lartë.