Ditën e djeshme një 13 vjeçare nga fshati Berishë e Fushë Arrëzit ka ndërruar jetë pas një komlikacioni shëndetësor, ndërkohë që tre fëmijët e tjerë të familjes Smajli janë transportuar drejt QSUT-së për të marrë trajtim shëndetësor.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se edhe e motra 11 vjecare ka shfaqur probleme shëndetësore. Ajo po trajtohet me bronko-pneumoni.
Gjëndja e dy vëllezërve paraqitet e mirë, por ende nuk është përcaktuar shkaku pëse e gjithë familja është prekur nga kjo gjendje virale.